This video once had erupted in the world
Harroje Dashurinë” është shfaqja që do të hapë sezonin artistik në Teatrin e Komedisë. Një komedi e shkruar dhe e vënë në skenë nga Erion Kame, që përmes groteskut kërkon të sjellë në skenë realitetin shqiptar. Genci Fuga, Elia Zaharia, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Esmeralda Kame, Arjola Basho, Xhevahir Zeneli, janë kasti i aktorëve të zgjedhur. Genti Rushi ka kompozuar pjesën muzikore për këtë komedi, ndërkohë që Genc Shkodrani ka bërë skenografinë. “Nuk e kam pasur të lehtë që ta shkruaj këtë vepër. Por për rrethanat ku ndodhesha, i papunë, mendova pse të mos e provoja. Kam pasur referenca si nga dramaturgë europianë dhe ata botërorë.